Media kroate befason për shqiptarin e Kosovës, kujton diçka të vitit 1992

Futboll

Media kroate befason për shqiptarin e Kosovës, kujton diçka të vitit 1992

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2020 Në ora: 12:57
Mediat kroate befason për shqiptarin e Kosovës, kujton diçka të vitit 1992

Legjenda e futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku, ka një respekt të veçantë në futbollin kroat. 

Ai me vite ka qenë lojtar kryesor i Hajdukut të Splitit dhe pjesë edhe e kombëtares së Kroacisë, me të cilën fituan medaljen e bronztë në vitin 1988 në Kampionatin Botëror. Mediumi kroat “Index.hr”, shkruan mes të tjera, se edicioni i parë  i Ligës së Futbollit Kroat u luajt gjatë luftës, disa klube nuk mund të luanin as në stadiumet e tyre, për shkak të luftës dhe gjithsej u luajtën 22 javë.

Titullin e kampionit e fitoi Hajduku në vitin 1992, me tri pikë para Zagrebit, dhe golashënuesi i parë i kampionatit ka qenë Ardian Kozniku me 12 gola.

Sulmuesi nga Kosova, nga KF Prishtina kishte arritur në Split në kohën e ish Jugosllavisë, kur me Hajdukun fituan Kupën e Marshall Tito në vitin 1990, dhe më pas dominoi Hajduku në sezonet e para pas pavarësisë së futbollit kroat nga ai ish jugosllav.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat