Mane drejt Realit

Futboll

Mane drejt Realit

Më: 25 prill 2020 Në ora: 13:15
Mane drejt Realit

Mane drejt Realit.

Liverpool po mendon seriozisht të gjejë një zëvendësues për Sadio Manen, pasi ky i fundit duket gjithnjë e më pranë Realit të Madridit.

Spekulimet e para kanë nisur dhe mediat në Angli shkruajnë se si pasues i senegalezit në “Anfield” mund të jetë Joaquin Correa. Argjentinasi ka shkëlqyer me Lazion dhe është gati për kalimin në një klub më të madh.

Liverpool pritet të nisë bisedimet me italianët, ku mund të përfitojë edhe nga kriza prej Coronavirusit për të ulur sadopak kostot në rast të një transferimi të Correas. 25-vjeçari ka luajtur 22 ndeshje në Serie A këtë sezon, ku ka shënuar 7 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat