Mourinho po zhvillon punë vullnetare

Futboll

Mourinho po zhvillon punë vullnetare

Më: 25 prill 2020 Në ora: 13:20
Mourinho po zhvillon punë vullnetare

Jose Mourinho po zhvillon punë vullnetare gjatë kësaj periudhe të karantinës, teksa i është bashkuar nismës së klubit të Tottenham për të ofruar perime dhe fruta të freskëta nga kopshti i klubit, për të gjithë personat në nevojë.

Nëpërmjet një video mesazhi, trajneri portugez shpërndau dëshirën e tij për të qenë i nevojshëm gjatë kësaj pandemie dhe njëkohësisht falënderoi stafin mjekësor për punën e jashtëzakonshme që po zhvillon.

Ja fjala e Mourinhos në video-mesazhin e shpërndarë:

Përshëndetje nga Jose!

Ky është kopshti në qendrën tonë stërvitore,

ku ne rrisim fruta dhe perime të freskëta për ekipin e parë.

Tani këto produkte do të dërgohen

në qendrën tonë të shpërndarjeve në stadium,

në mënyrë që t’i shpërndahen personave në nevojë!

Nga java e ardhshme, unë do të punoj vullnetarisht,

për të ndihmuar në kopsht

dhe për të dërguar ushqimet në stadium,

teksa e luftojmë bashkërisht këtë pandemi.

Shpresoj të jeni mirë dhe dua të falënderoj

të gjithë heronjtë në vijën e parë

për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë që në të jemi të shëndetshëm

Ju faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat