Trajneri italian: Kosova e pyeti nëse dëshiron të jetë pjesë e kombëtares së tyre...

Futboll

Trajneri italian: Kosova e pyeti nëse dëshiron të jetë pjesë e kombëtares së tyre...

Më: 25 prill 2020 Në ora: 13:31
Trajneri italian: Kosova e pyeti nëse dëshiron të jetë pjesë e kombëtares së tyre...

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja ka dhënë një prononcim për mikrofonin e “Kiss Kiss Napoli” lidhur mbrojtësin Amir Rrahmani.

Reja zbuloi dëshirë që ta kishte Rrahmanin në kombëtaren kuqezi.

“Dua ta uroj Napolin që e transferoi Rrahmanin, e kam parë vetë këtë futbollist dhe ka për ta gjetur veten shumë mirë me fanellën e kësaj skuadre.

Ai është i Kosovës, por unë do të dëshiroja ta kisha në skuadër sepse ai u thirr kur De Biasi ishte trajner në kombëtaren e Shqipërisë. Kosova e pyeti nëse dëshiron të jetë pjesë e kombëtares së tyre dhe ai tha ‘po’. Është një turp me të vërtetë, do të më pëlqente shumë me kombëtaren shqiptare”, ka deklaruar Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat