Rrena e madhe e Koresë së Veriut, sipas tyre ja sa e mposhtën Brazilin në futboll

Futboll

Rrena e madhe e Koresë së Veriut, sipas tyre ja sa e mposhtën Brazilin në futboll

Më: 25 prill 2020 Në ora: 13:33
Rrena e madhe e Koresë së Veriut, sipas tyre ja sa e mposhtën Brazilin në futboll

Koreja e Veriut njihet si njëra nga shtetet më diktatoriale dhe më të izoluara në mbarë botën. Në shtetin aziatik deformimi i realitetit i jetës brenda vendit është diçka krejtësisht normale, por autoritetet shtetërore arrijnë të manipulojnë në mënyrë sa qesharake dhe skandaloze dhe zhvillimet në mbarë botën.

Koreanoveriorët besojnë se janë kampionë bote në futboll. Kjo për faktin e thjeshtë sepse propaganda qeveritare prej disa vitesh prodhon informacione sikur Koreja e Veriut fiton lehtësisht Kupën e Botës.

Manipulimi më i madh arriti për Kupën e Botës së 2018, kur televizioni shtetëror “Juche” transmetoi se Koreja e Veriut shkatërroi në finale 20:1 Brazilin dhe golat u shënuan të gjitha nga diktatori Kim-Jong Un, shkruan panoramasport.

“Kombëtarja jonë nuk ka pse të luajë në grupe si kombet e tjera, sepse kemi superioritet të padiskutueshëm. Sfiduam fituesin e kombeve të tjera në finale: këtë herë Brazilin.

Lideri jonë suprem hyri në fushë dhe shënoi i vetëm 10 gola në 10 minuta . Kur rezultati ishte 10:0, Kim-Jong Uni la ndeshjen mes duartrokitjeve në stadiumin ‘Luzhniki’.

Pak pasi hyri në dhomat e zhveshjes, Brazili shënoi një gol dhe Kim-Jong Uni u kthye dhe shënoi dhe 10 gola të tjerë. Kundërshtari duke parë se nuk kishte asnjë mundësi të fitonte, la ndeshjen pas 25 minutash”, raportohej para disa vitesh për Kupën e Botës në televizionin shtetëror “Juche”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat