Kërkesa e Interit dhe Milanit ishte ndërtimi i një stadium tjetër

Futboll

Kërkesa e Interit dhe Milanit ishte ndërtimi i një stadium tjetër

Më: 25 prill 2020 Në ora: 13:56
Kërkesa e Interit dhe Milanit ishte ndërtimi i një stadium tjetër

Ndërkohë që futbolli është ndalur për shkak të pandemisë globale Covid-19, klubet e Milanos po punojnë fort me bashkinë e qytetit, mbi projektin për ndërtimin e një stadiumi të ri dhe sipas raportimeve të mediave italiane, janë shumë pranë një marrëveshjeje, që mund të zyrtarizohet në muajin maj.

Kërkesa e Interit dhe Milanit ishte ndërtimi i një stadium tjetër po në zonën e San Siros, ndërsa bashkia këmbënguli për të mos prishur stadiumin aktual “Giuseppe Meazza”, por problem i vërtetë mes palëve ishte fakti që dy skuadrat e qytetit kërkonin të shfrytëzonin stadiumin e ri edhe si qendër tregtare.

Burime pranë klubeve raportojnë se bashkia ka pranuar që brenda hapësirës së stadiumit të ketë edhe dyqane, restorante, kinema e aktivitete të tjera shitjeje e shërbimi, por tani po negociohet mbi hapësirën që do të zënë këto, pasi vetë bashkiaku Sala pati deklaruar më herët se duhen respektuar edhe qendrat tregtare që operojnë në atë zonë.

Nëse arrihet marrëveshja, atëherë pritet që brenda vitit të nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të ri, që do të jetë shumë pranë aktualit dhe vetëm pas përfundimit, do të bëhet rikualifikimi i “Giuseppe Meazza”-s, për të mos e shembur fare.

Ndërtimi i një stadium të ri shihet si projekt mjaft I rëndësishëm për të dy klubet e qytetit të Milanos, që duan të
sigurojnë edhe të ardhura shtesë duke krijuar hapësira biznesi brenda tyre, ndonëse shumë ish futbollistë u treguan nostalgjikë dhe kërkuan ruajtjen e stadiumit aktual, që mbart mbi vete një histori të madhe lavdie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat