Chelsea detyrohet ta mbajë në ekip për arsyen absurde!

Futboll

Chelsea detyrohet ta mbajë në ekip për arsyen absurde!

Më: 25 prill 2020 Në ora: 14:19
Chelsea detyrohet ta mbajë në ekip për arsyen absurde!

Chelsea vuri një rekord në verën e vitit 2018, teksa shndërroi Kepa Arrizabalagën në portierin më të shtrenjtë të historisë, pasi e bleu për plot 80 milionë euro nga Athletic Bilbao.

Pavarësisht shifrës së çmendur, Kepa nuk arriti për asnjë moment ta justifikonte besimin e Chelseat, madje këtë sezon ka pasur ndeshje që trajneri Lampard e ka ulur edhe në stol për shkak të performancës së dobët.

Deri përpara disa javëve po thuhej me ngulm që spanjolli ishte në shitje dhe do të largohej, por së fundmi gjithçka ka ndryshuar dhe arsyeja është absurde. Brenda 2 sezonesh, edhe pse ka qenë titullar, vlera e Kepës ka rënë frikshëm.

Tashmë, portieri vlen vetëm 30 milionë euro, shumë herë më pak nga çfarë Blutë shpenzuan për ta marrë në “Stamford Bridge”. Kështu, sipas gjasave klubi londinez mund t’i japë edhe një shans të fundit këtë sezon spanjollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat