Mungon Neueri

Futboll

Mungon Neueri

Më: 25 prill 2020 Në ora: 14:20
Mungon Neueri

Ne përiudhën e parapërgatitjeve për sezonin e ri, Bundesliga ka lansuar një video me 5 portierët më të mirë të sezonit.

Gjatë kohë, Manuel Nojer nuk kishte konkurencë, mirëpo në sezonin e ndërprërë për shkak të pandemisë “Covid 19”, portierit i Bajernit është nën hije të Aleksandar Hubëll dhe nuk bën pjesë në mesin e 5 portierëve më të mirë në Bundesligë.

Në vendin e parë u rreshtua portieri i Borusia Mynshen-Glladbahut, Jan Somer, me 76 për qind të intervenimeve të suksesshme, ndërsa portier i ri i Bajernit, Aleksandar Hubëll, u ndal në vendin e 5-të.

Ndërkohë në vendin e dytë është portieri i Lajpcigut Piter Gullaçi, para Lukas Hredeskit nga Leverkuzeni dhe Kon Ksatels nga Volsburgu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat