Juventus hidhet në sulm për yllin francez, Lyon kërkon të paktën 50 mln euro!

Futboll

Juventus hidhet në sulm për yllin francez, Lyon kërkon të paktën 50 mln euro!

Më: 25 prill 2020 Në ora: 14:21
Juventus

Një nga emrat më të kërkuar dhe të lakuar në këtë prag merkatoje është Houssem Aouar. Francezi pritet të largohet nga Lyoni në fund të sezonit dhe shumë klube janë në garë për të.

Manchester City, Chelsea, PSG dhe Juventus janë klubet më të interesuar për të. Bardhezinjtë duket se janë të parët që kanë tentuar të hidhen në sulm dhe sipas asaj që raporton sot “Tuttosport”, Juventus ka biseduar me presidentin Aulas.

Numri një i klubit të Lyonit ka qenë i qartë dhe i ka komunikuar drejtuesve të “Zonjës së vjetër” se ofertat për Aouar duhet të jenë me patjetër mbi 50 milionë euro. Mesfushori do të ishte pasues ideal i Miralem Pjaniç, i cili është me valixhe në duar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat