E pazakonshme

Futboll

E pazakonshme

Më: 25 prill 2020 Në ora: 14:41
E pazakonshme

Në Spanjë po mendojnë të krijojnë atmosferë në stadiume, edhe pse qeveria ka urdhëruar që nuk do të ketë tifozë në stadiume deri në vitin 2021.

Teksa në vend po rritet presioni nga La Liga që të vazhdojë ky sezon, klubet e futbollit po mendojnë të gjejnë një zgjidhje për të krijuar atmosferë në stadiume teksa ato do të jenë bosh në rast se rifillojnë aktivitetet futbollistike.

Sipas medias iberike “Onda Cero”, në stadiume do të vendosen zërat dhe brohoritjet e tifozëve gjatë ndeshjeve. Kjo do të mundësohet nëpërmjet regjistrimeve audio.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të rindezur emocionet në stadium, prezenca fizike e tifozëve karikon lojtarët, të cilët do të duhet tashmë të përballen me ambient thuajse bosh.

Në Bjellorusi dhe disa vende të tjera klubet kanë vendosur manekinë të tifozëve të abonuar në stadiume gjatë këtij sezoni për të mos ndikuar negativisht te lojtarët në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat