Tollovi në Holandë

Futboll

Tollovi në Holandë

Më: 25 prill 2020 Në ora: 14:42
Utrecht

Klubi holandez i Utrehtit do të padisë ligën holandeze për vendimin e anulimit të këtij sezoni futbollistik, i cili i mohoi pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

Në një deklaratë për shtyp, klubi e quan të papranueshme vendimin ekstrem të Eredivisies.

Sipas verdiktit të djeshëm të Ligës Holandeze, Ajaksi dhe AZ Alkmar do të luajnë në fazën play-off të Ligës së Kampioneve, kurse Feinordi, PSV Eindhoven dhe Vilem do të marrine pjesë në Ligën e Europës.

Utrehti ishte finalist i Kupës së Holandës dhe në rast se e fitonte, atëherë merrte pjesë automatikisht në Ligën e Europës, por finalja dhe kampionati u ndërprenë për shkak të koronavirusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat