Lotito vazhdon të mbetet zëri kryesor

Futboll

Lotito vazhdon të mbetet zëri kryesor

Më: 25 prill 2020 Në ora: 14:43
Lotito vazhdon të mbetet zëri kryesor

Lotito vazhdon të mbetet zëri kryesor në Itali që Seria A të vazhdojë të luhet në fushë dhe kampionati të mos mbyllet në tavolinë. Nga një shikim sipërpërfaqësor, shumëkush i lidh këto deklarata vetëm me interesin personal.

Kjo pasi Lacio është vetëm një pikë larg Juventusit kryesues dhe do të ishte e tmerrshme për kryeqytetasit që të humbisnin mundësinë e luftës të Skudetos, ndërsa kishin shumë vite që nuk arrinin në këto nivele. Por në fakt futbolli është industria më e fuqishme për shumë shtete. Nëse nuk do të luhen të gjitha ndeshjet sipas planit, atëherë edhe vetë shteti italian do të humbas shumë. Në një intervistë për “RAI Sport”, Lotito është shprehur:

“Futbolli ka një vlerë të madhe shoqërore. Kjo duhet të bëjë që të mendoni për zgjedhje alternative. Nuk është beteja ime, por ka të bëjë me të qenit i vetëdijshëm për rreziqet e vërteta.

Disa njerëz flasin pa e ditur situatën e futbollit italian, e cila është një industri dhe prodhon 1.2 bilionë euro të ardhura nga autoritetet tatimore”, ka thënë Lotito.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat