Kur një emër i madh i Kosovës kishte rënë nga aeroplani në një livadh të Serbisë

Futboll

Kur një emër i madh i Kosovës kishte rënë nga aeroplani në një livadh të Serbisë

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2020 Në ora: 15:04
Kur shqiptari i Kosovës kishte rënë nga aeroplani në një livadh të Serbisë

Një moment që nuk i hiqet kurrë nga koka ish futbollistit të mirënjohur, Ardian Kozniku, kur bie në një livadh të një fshatit në qytetin e Uzhicës në Serbi!

Gazeta kroate, “Index.hr”, ka shkruar gjer e gjatë për ish futbollistin e Kosovës dhe të kombëtares së Kroacisë,  me të cilën fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998.

 Drejtori sportiv i Hajdukut në vitin 1990, Jurica Jerkoviç, kishte ardhur me aeroplan special për të marr Koznikun si përforcim nga KF Prishtina.

Image

"Jerkoviç erdhi për mua në Prishtinë me aeroplan, që askush nuk e kishte provuar këtë më parë si futbollist nga Kosova. Ai, unë, piloti Matko Raos dhe daja im ishim në aeroplan për në Split.

Moti ishte rënduar dhe piloti e humbi komunikimin me bazën, prandaj bëri ulje të detyrueshme. Duke rënë në tokë, u rrotulluam dhe kemi rënë në një livadh në Uzhice,- “ka deklaruar mes të tjera Kozniku, që për fat kishin shpëtuar të gjithë në atëkohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat