Rafael fundos Neymar-in: Unë them të vërtetën

Futboll

Rafael fundos Neymar-in: Unë them të vërtetën

Më: 25 prill 2020 Në ora: 15:13
Neymar

Rafael Pereira da Silva, i njohur thjesht si Rafael, futbollist brazilian dhe mbrojtës i Lyon, ka folur për marrëdhënien me futbollin të bashkëkombësit të tij Neymar dhe rolin e sulmuesit në formacionin e Seleçao-s.

“Brazilit i duhet Neymar, kjo është e sigurt”, ka thënë ish-mbrojtësi i Manchester United për  ESPN. “Kemi shumë nevojë për të, ashtu si ai ka me të vërtetë nevojë për t’u përmirësuar jashtë fushës”.

“Për një futbollist është thelbësore të jetë ok jashtë fushës për të arritur në mënyrën më të mirë në fushën e lojës dhe për të dhënë maksimumin. Unë shpresoj për të që të mund ta bëjë, sepse mund të fitojë me të vërtetë shumë”.

“Neymar nuk është një lider. Unë nuk mendoj se është një lider. Nëse do të ishte i përqendruar vetëm te futbolli, do të bënte gjëra të mëdha. Futbolli duhet të jetë në vendin e parë në jetën e një futbollisti dhe rreth tij ka shumë gjëra”.

“Unë kam luajtur me të dhe shpesh nuk dëgjon këshillat dhe as urdhrat. Kur ndodh kështu nuk është një gjë e mirë për asnjë. Unë them të vërtetëb, ppor ndonjëherë njerëzit nuk duna ta dëgjojnë. Mendoj se Neymar duhet të dëgjojë më shumë. Nëse do ta bëjë këtë, askush nuk mund ta ndalë Brazilin...”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat