Kumbulla: Dybala është sulmuesi më i vështirë

Futboll

Kumbulla: Dybala është sulmuesi më i vështirë

Më: 25 prill 2020 Në ora: 15:14
Kumbulla: Dybala është sulmuesi më i vështirë

Deri më tani, Kumbulla thotë se Dybala është kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur ne Serie A

Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ka harruar Cristiano Ronaldon, duke thënë se lojtari më i vështirë me të cilin ka pasur punë këto muaj në Serie A, është sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala.

Marash Kumbulla foli edhe për mundësinë që i dha trajneri, Ivan Juric, i cili nga të rinjtë këtë vit e inkuadroi në ekipin e parë dhe që në sezonin debutues, Kumbulla i ka mahnitur të gjithë.

“Dua ta falënderoj Ivan Juricin. Po jetoj një ëndërr që më është bërë realitet”, tha Kumbulla në një lidhe live në Instagram nga karantina.

“Kam qenë djalosh i topave në stadiumin Bentegodi dhe kurrë s’do ta harroj ditën e fitores 3-0 kundër Genoas, me dy gola të shënuara nga Luca Toni”.

“Tani ndihem jashtëzakonisht mirë, pasi po veshi fanellën e klubit në të cilin jam rritur”.

“Dybala është sulmuesi më i vështirë për ta markuar”, tha ai mes tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat