Prandelli: Nuk dinte më as ku ishte, si t’i organizonte një funeral

Futboll

Prandelli: Nuk dinte më as ku ishte, si t’i organizonte një funeral

Më: 25 prill 2020 Në ora: 15:23
Prandelli: Nuk dinte më as ku ishte, si t’i organizonte një funeral

Cesare Prandelli pret, pa u nxituar, rikthimin e Serisë A. Ish-trajneri i Italisë ka folur për momentin e komplikuar që po kalon Italia në këtë periudhë emergjence për coronavirus-in.

Asnjë dyshim mbi qëndrimin që duhet të mbajë bota e sportit në lidhje me rifillimin e kampionateve: “Ekspertët thonë se pjesa më e madhe e krahinave do të jenë gati të rihapen në mesin e qershorit? Atëherë le të presim deri atëherë edhe për futbollin”, ka thënë Prandelli për Il Secolo XIX.

“Unë jam në Firence. Dhe jam një i privilegjuar sepse këtu kam ullinjtë e mi, tokën ku të eci, heshtjen. Por kam jetuar tre javë të vështira, çdo ditë lajmë të këqija, të afërm të infektuar, miq të vrarë nga virusi. Megjithatë, tani po shkon pak më mirë. Më ka lindur edhe një nip...”, ka treguar Prandelli.

“Kam lindur në Orzinuovi, atje është familja ime. Dhe në Bergamo kam jetuar 15 vite. Gjëja më e vështirë është pamundësia për të ngushëlluar nga afër ata që kanë pësuar humbje. Gruaja e një miku të afërt ishte e dëshpëruar: nuk kishte patur mundësinë të qëndronte afër bashkëshortit në sptial, nuk dinte më as ku ishte, si t’i organizonte një funeral. Një dramë brenda dramës: mizore dhe e papranueshme”.

Në lidhje me futbollin: “Jam i sigurt se do të rifillojë, të gjithë e duam, por nuk e kuptoj nxitimin. Nëse kontratat do të shtyhen pak, nuk është një problem. Dhe nuk do të ishte problem nëse në vend që skuadrat të kthehen të stërviten në fillimin e majit, të prisnin edhe 15-20 ditë. Përndryshe, nga njëra anë do të numërohen 500 të vdekur në ditë dhe në tjetrën do të mendohet për të ofruar një spektakël”.

“Më pas, nëse ka akoma dyshime, nëse duhet të ketë gjithë këto limite si radha për dushin dhe për të ngrënë, ndoshta nuk jemi gati. Ekspertët thonë se vendi do të jetë gati të rihapet në mesin e qershorit? Atëherë të presim deri atëherë edhe për futbollin. Që mund t’u bëjë mirë njerëzve, por duhet të jetë një moment gëzimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat