Ish-sulmuesi i famshëm ngriti sot flamurin e Kosovës

Futboll

Ish-sulmuesi i famshëm ngriti sot flamurin e Kosovës

Më: 25 prill 2020 Në ora: 15:36
Ish-sulmuesi i famshëm ngriti sot flamurin e Kosovës

Njëri nga ish futbollistët më të njohur në Kosovës, Uliks Emra, vazhdon ta jap kontributin e tij për vendin, edhe pse tash nga një fushë krejt tjetër.

Emra tani Ambasador i Kosovës në Norvegji, e ka ngritur flamurin e Republikës sonë në zyrat e Ambasadës në kryeqytetin norvegjez, Oslo.

Përmes një postimi në Facebook, Emra është shprehur shumë i lumtur për ngritjen e flamurit të Kosovës, duke premtuar që Ambasada së shpejti do të jetë funksionale.

“Kur ëndrra bëhet realitet. Ndjenjë e jashtezakonshme, moment krenarie.

Tani edhe ne zemër të Oslos, valon flamuri i vendit më të bukur në botë.

Vazhdojmë me agjendën shtetërore të Republikës së Kosovës.

Së shpejti Ambasada funksionale.

Falënderim i veçantë shtetit mik të Norvegjisë. Marrëdhëniet tona do të thellohen edhe më tej. Urime dhe gëzuar”, ka shkruar Emra në Facebook.

Sulmuesi këmbëshpejtë ka luajtur për skuadra të njohura në Kosovë, si Prishtina, Vëllaznimi dhe Liria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat