Messi apo Ronaldo? Kumbulla e di cili është më i miri në botë

Futboll

Messi apo Ronaldo? Kumbulla e di cili është më i miri në botë

Më: 25 prill 2020 Në ora: 15:47
Messi apo Ronaldo

Për Kumbullën, Messi është më i mirë se Ronaldo.

Ashtu si shumë futbollistë, analistë e trajnerë që vazhdojnë të diskutojnë kush është më i miri në botë, për këtë është pyetur edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.

Talenti shqiptar, që po shkëlqen te Hellas Verona, zgjodhi asin e Barcelonës para atij të Juventusitm me të cilin është përballur me të këtë sezon, që për Kumbullën është debutues në Serie A.

“Unë gjithmonë kam preferuar Lionel Messin para Cristiano Ronaldos”, tha ai në Instagram nga karantina e tij në Itali.

Kumbulla e falënderon trajnerin, Ivan Juric që ia dha mundësinë, të cilën e shfrytëzoi shumë mirë shqiptari pasi tashmë ka zgjuar interesimin e shumë klubeve, përfshirë Interin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat