Icardi drejt Juventusit? Interi mbrohet me një klauzolë të çuditshme ndaj PSG-së!

Futboll

Icardi drejt Juventusit? Interi mbrohet me një klauzolë të çuditshme ndaj PSG-së!

Më: 25 prill 2020 Në ora: 15:59
Mauro Icardi

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, është i huazuar te skuadra e PSG-së, megjithatë në fund të sezonit me shumë mundësi do të ndryshojë sërish ambient. PSG nuk do të paguajë klauzolën e qëndrimit, pasi argjentinasi nuk do, ndërsa nga krahu tjetër, Interi nuk e pranon në "San Siro". 

Corriere dello Sport ka zbuluar një klauzolë të çuditshme të Interit ndaj PSG. Kampionët e Francës duhet të paguajnë 70 milionë euro për të blerë lojtarin, përveç 13 milionë eurove që kanë paguar për huazim. 

Një trik zikaltër është përdorur dhe në kontratë, pasi nëse PSG e blen dhe e rishet te një klub italian duhet të paguajnë një gjobë prej 15 milionë eurosh ndaj Interit. Një alternativë shumë interesante! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat