Costa: Ia si ja vodha këpucët Benzemas

Futboll

Costa: Ia si ja vodha këpucët Benzemas

Më: 25 prill 2020 Në ora: 16:09
Tino Costa dhe Benzema

Ish-futbollisti i Valencias, Tino Costa, së fundmi ka kujtuar një episod nga e kaluara me protagonist, Karim Benzema. Costa, aktualisht 35-vjeçar aktivizohet me Atletico Nacional, por gjatë karrierës së tij ka bërë provë në shumë klube. Një nga këto ishte edhe Lyoni, ku i qëlloi të ndante dhomën me Karim Benzema.

“Bëra shumë prova në Francë dhe tek Lyni ndava dhomën me Benzema. Një ditë ai nuk ishte aty, hapa dollapin dhe ishte plot me këpucë. Unë ia “vodha”, i lava dhe i përdora. I mbajta për vete ato këpucë”.

“Më pas kur luajta për Valencian, në një ndeshje ndaj Real Madrid ia tregova. Ai asnjëherë nuk kishte kuptuar asgjë, më tha duke qeshur: ‘Bir k…., nuk e kam vënë re fare’”, tregon Costa me nostalgji episodin me sulmuesin francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat