Interi parakalon Napolin

Futboll

Interi parakalon Napolin

Më: 25 prill 2020 Në ora: 16:29
Interi parakalon Napolin

Pas interesimit të vazhdueshëm të Interit, së fundmi Napoli riktheu interesin për mbrojtësin shqiptar, por siduket "zikaltërit" janë në avantazh për yllin e Veronës.

Fabrizio Romano raporton se Inter po udhëheq në garën për të nënshkruar me Marash Kumbullan.

Bisedimet sipas Romanos janë duke vazhduar, me Kumbullan që po kalon një sezon fantastik te Verona në Serie A.

Inter po punojnë për të mbyllur marrëveshjen, me bisedimet që kanë filluar që nga janari.

Besohet se 25 milionë euro, do të jetë shuma që Inter do të paguajë për mbrojtësin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat