Është shumë e lehtë të jesh trajner i Messit

Futboll

Është shumë e lehtë të jesh trajner i Messit

Më: 25 prill 2020 Në ora: 16:31
Është shumë e lehtë të jesh trajner i Messit

Ish-trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, beson se Lionel Messi është i pakrahasueshëm me futbollistët e tjerë, ndërsa shtoi se është shumë e lehtë të jesh trajner i superyllit të Barcelonës.

Ernesto Valverde i  kaloi dy sezone e gjysmë si trajner në Camp Nou, para se të lirohej nga detyra e tij në fillim të këtij viti. Gjatë kohës sa e mbajti atë post, Valverde e ndihmoi klubin t’i fitojë katër trofe gjithsej, përfshirë dy tituj radhazi të La Ligës.

Messi ishte arkitekti prapa sukseseve të Barcelonës gjatë asaj periudhe, ashtu siç ka qenë pothuajse përgjatë gjithë karrierës së tij 16-vjeçare në Katalonjë.

Argjentinasi i shënoi 96 gola gjatë dy sezoneve të tij të para me Valverden dhe u shpëblye për herë të gjashtë me Topin e Artë në vitin 2020.

“Messi s’mund të krahasohet me askënd. Është e vështirë t’i thuash atij për diçka kur ai bën gjëra në stërvitje që ti s’i ke parë kurrë më parë. Shpeshherë, në karrigen e trajnerin, ti mendon se cili mund të jetë opsioni më i mirë, por ai e sheh shumë më mirë sesa ti nga fusha e lojës”, ka thënë Valverde.

“Është shumë e lehtë të jesh trajner i Messit sepse ai ka edhe impuls të mrekullueshëm sa i përket ekipit. Ai ka ambicie të madhe për të fituar, e ndien këtë obligim edhe ndaj vetes e edhe ndaj klubit”.

“Ai e transmeton këtë gjë edhe në skuadër dhe i detyron të gjithë të luajnë në një nivel më të lartë. Ta shohësh atë të luajë nga larg është mbresëlënëse… por edhe më shumë nga afër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat