Roma ka hedhur sytë nga Florian Thauvin

Futboll

Roma ka hedhur sytë nga Florian Thauvin

Më: 25 prill 2020 Në ora: 16:37
Roma ka hedhur sytë nga Florian Thauvin

Roma është në kërkim të një anësori për sulmin, me verdhekuqtë që nuk kanë shumë besim te Cengiz Under. Në krye të listës janë Dries Mertens dhe Pedro, por të dy lojtarët vështirë se mund të pranojnë kalimin te verdhekuqtë.

Mertens është mes Interit dhe Chelseat, ndërsa Pedro dëshiron të rikthehet në Spanjë.

Kështu, Roma ka hedhur sytë nga Florian Thauvin. Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, kryeqytetasit kanë gati 20 milionë euro për të bindur Marseillen.

Për Thauvin interesohej sezonin e shkuar Milan, por marrëveshja nuk u arrit, pasi në atë kohë kampioni i Botës vlerësohej rreth 40 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat