Real Madrid pas portierit të Fiorentinës

Futboll

Real Madrid pas portierit të Fiorentinës

Më: 25 prill 2020 Në ora: 16:53
Alban Lafont

Real Madrid do të synojë që të bëjë përforcime për portën e skuadrës.

Portieri i skuadrës së Fiorentinës, Alban Lafont, mund të jetë një nga emrat që niset drejt ‘Santiago Bernabeu’.

Lafont, aktualisht është i huazuar te skuadra e Nantes, por Real Madrid thuhet të jenë të interesuar për kartonin e portierit.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se Fiorentina kërkon deri në 11 milionë euro për kartonin e gardianit.

Pozita e Lafont në Firenze është e vështirë për t’u fituar, pasi paraqitjet e Bartlomiej Dragowski janë të nivelit më të lartë.

Lafont ka mbajtur 10 herë portën e paprekur në Ligue 1, në 27 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat