Lojtarët e Aston Villa pajtohen për 25% zbritje në paga, për katër muaj

Futboll

Lojtarët e Aston Villa pajtohen për 25% zbritje në paga, për katër muaj

Më: 25 prill 2020 Në ora: 18:11
Ilustrim

Aston Villa ka arritur marrëveshje me lojtarët e saj.

Skuadra e Aston Villa është skuadra e radhës që arrin të gjejë një marrëveshje me lojtarët, për të reduktuar pagat.

Më herët gjatë ditës është njoftuar se Chelsea nuk ka reduktuar pagat, pas negociatave të gjata me lojtarët, por një gjë e njëjtë nuk ndodhi me Aston Villa.

Njoftimi i fundit nga faqja zyrtare e Aston Villa, ku citohet shefi ekzekutiv i klubit, Christian Purslow, bën të ditur se lojtarët janë pajtuar për 25% zbritje në paga, për katër muaj.

Vendimi përfshinë edhe trajnerët dhe pjesën tjetër të stafit.

Kurse, sa i përket stafit jo-sportiv, thuhet se nuk do të lirohen nga puna, dhe se nuk do të mbesin pa paga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat