Berisha: Nëse Ballkani shpallet kampion nuk është asgjë rastësi

Futboll

Berisha: Nëse Ballkani shpallet kampion nuk është asgjë rastësi

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2020 Në ora: 18:15
Berisha: Nëse Ballkani shpallet kampion nuk është asgjë rastësi

Që nga 13 marsi çdo aktivitet është ndërpre në Kosovë për shkak të armikut të padukshëm, virusit korona.  Mbeten të gjithë me shpresë se elita e futbollit të Kosovës, së shpejti do të vazhdojë, nëse krijohen kushtet, largohet virusi korona.

Ballkani nga Theranda prinë renditje me 44 pikë, ka një më shumë se Drita, tri se Gjilani dhe Prishtina etj., pas 22 jave të luajtura deri me tash. 

Kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha, shpreson të rinis kampionati. 

Si e sheh mundësinë e vazhdimit të kampionatit apo kërkoni që Ballkani të shpallet kampion?

“Nëse vazhdon kampionati është më mirë edhe për ne, pasi do të ishte më mirë të luajmë të gjitha ndeshjet e mbetura.
Nëse Ballkani shpallet kampion nuk është asgjë rastësi, sepse gjithë kohën ka qenë në vendin e parë”, tha Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat