Superliga e Polonisë rikthehet në maj, qeveria polake shpalos planin

Futboll

Superliga e Polonisë rikthehet në maj, qeveria polake shpalos planin

Më: 25 prill 2020 Në ora: 19:16
Ilustrim

Edhe Polonia është në mesin e vendeve që do ta sfidojë koronavirusin dhe të kthehet në fushat e blerta.

Ligat nacionale në gjithë Evropën po përgatisin planet e tyre për t’u rikthyer në fushat e blerta.

Bundesliga pritet të rikthehet më 9 maj, kurse Italia

më vonë gjatë majit. Planin për rikthim ka zbuluar edhe Polonia, që gjithashtu rifillon në maj.

Superliga e Polonisë ‘Ekstraklasa’ pritet të rifillojë në fund të majit, pasi plani i PZPN është aprovuar nga qeveria polake.

Presidenti i bordit të Ekstraklasa, Marcin Animucki, ka thënë se ata duhet të rifillojnë lojërat më 29 maj.

Në Ekstraklasa aktivizohet edhe lojtari i kombëtares së Kosovës, Florian Loshaj, i cili luan me skuadrën e Cracovia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat