Bayern dhe Neuer afër marrëveshjes, përmirësohen raportet mes palëve

Futboll

Bayern dhe Neuer afër marrëveshjes, përmirësohen raportet mes palëve

Më: 26 prill 2020 Në ora: 10:34
Manuel Neuer

Bayern Munich dhe Manuel Neuer duket sa kanë gjetur paqen.

Drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic, ka dhënë disa komente mbi planet e bavarezëve për merkaton e verës.

Një nga synimet e kampionëve të Bundesliga del të jetë edhe rinovimi me Neuer, që tashmë duket se nuk është larg.

“Jam optimist se ne mnud të vazhdojmë kontratën me Manuel”, ka thënë Salihamidzic.

“Mosmarrëveshjet e fundit mes Neuer dhe Bayern janë qartësuar”, ka shtuar drejtori sportiv.

Neuer tashmë do të ketë konkurrencë të shtuar në ‘Allianz Arena’, pasi Alexander Nubel të afrohet në skuadër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat