PSG- Pogba, vjen lajmi i çmendur - Bota Sot
PSG- Pogba, vjen lajmi i çmendur

Futboll

PSG- Pogba, vjen lajmi i çmendur

Më: 26 prill 2020 Në ora: 14:10
Pogba

PSG me ofertë për Pogban, i ofron edhe një yll të skuadrës Manchesterit.

Mesfushori francez Paul Pogba do të largohet në verë nga Manchester United.

Pas katër viteve qëndrim në Old Traford, Pogba ka marrë vendim për tu larguar, pasi ofertat për të nuk mungojnë.

Katër skuadrat e mëdha evropiane, Inter, Juventus, Real Madrid dhe Paris Saint Germain janë në garë për të nënshkruar me francezin.

Manchester United nga ana tjetër i ka caktuar edhe çmimin e largimit, pasi dëshiron të fitojë 100 milionë euro nga shitja e Pogbas.

Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain raportohet se ka bërë ofertën e parë për Pogban.

PSG ka ofruar 60 milionë euro te United si dhe shërbimet e yllit argjentinas Angel Di Maria.

32-vjeçari argjentinas edhe më parë ishte pjesë e United, por që dështoi në një vit qëndrim në Angli për t’iu bashkuar parisienëve.

Djajtë e Kuq besohet se do ta refuzojnë këtë ofertë, pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer nuk është i interesuar për argjentinasin.

Nga ana tjetër Pogba ka qenë i lënduar në pjesën më të madhe të këtij sezoni pasi ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje në Ligën Premier.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat