Diawara: Gjithmonë besoja se mund t’ia dilja

Futboll

Diawara: Gjithmonë besoja se mund t’ia dilja

Më: 26 prill 2020 Në ora: 14:25
Diawara: Gjithmonë besoja se mund t’ia dilja

Lojtari i Romës, Amadou Diawara (22 vjeç) shpjegoi në një intervistë me klubin verdhekuq, teksa ndodhej në karantinë për shkak të COVID-19, se si ishte fëmijëria e tij. Ai kujtoi se babai i tij nuk besonte se mund të bëhej futbollist i rëndësishëm, ndaj e pengonte që të ndiqte ëndrrën e tij.

“Mbaj mend që, kur isha fëmijë, babai im nuk donte që unë të luaja futboll dhe sa herë që shkoja më duhej të bëja dush para se të kthehesha në shtëpi. Herën e parë që thashë se doja të luaj futboll, mora një shuplakë që akoma mbaj mend mirë.”

Futbollisti i përfaqësueses së Guinesë në rrëfimim e tij shpjegon se motra e tij e ndihmoi të bënte atë që ia thoshte zemra:

“Sira më bleu një palë këpucë dhe i fshehu në mënyrë që babai im të mos i shihte, sepse do t’ia jepte një djali tjetër. Prindërit e mi janë mësues dhe babai im gjithmonë më thoshte që, kur kthehej në shtëpi nga puna, shihte mijëra fëmijë duke luajtur dhe se vetëm një ose dy prej tyre do të siguronin jetesën nga futbolli.”

Diawara vijon më tej se “në fund të fundit, unë nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të shkoja në shkollë dhe të filloja studimet, por ndonjëherë i braktisja orët e mësimit për të luajtur. Thjesht e dija që më pëlqete shumë futbolli dhe se një nga ata fatlumët mund të isha unë. Gjithmonë besoja se mund t’ia dilja dhe se sekreti ishte puna. Kam sfiduar babanë tim dhe kam pasur sukses".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat