Nëse futbolli do të kthehet para verës?

Futboll

Nëse futbolli do të kthehet para verës?

Më: 26 prill 2020 Në ora: 17:18
Nëse futbolli do të kthehet para verës?

Salvador Illa ka qenë i kujdesshëm në caktimin e një date specifike për kthimin e La Ligas.

Të gjithë thonë se në fillim të majit ekipet do të rinisin stërvitjet, por tani për tani gjithçka është në ajër, përderisa armiku i padukshëm, virusi COVID-19, vazhdon të marrë jetë në Spanjë.

Ministri i Shëndetësisë nuk beson se do të rifillojë futbolli para verës.

“Nuk mund t’ju them tani nëse futbolli profesional do të jetë në gjendje të rifillojë aktivitetin e tij para verës. Do të ishte e pamatur nga ana ime”, tha ai.

Illa gjithashtu dha sinjale se sikur të gjithë, edhe sporti profesionist duhet t’u mbahen rregullave dhe se futbollistët duhet të kryejnë teste.

Gjithçka do të hapet kur nuk do të rrezikohet më jeta e njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat