Immobile shpërthen ndaj ish trajnerit: Më tha të qëndroja dhe më pas ai më nxori nga ekipi

Futboll

Immobile shpërthen ndaj ish trajnerit: Më tha të qëndroja dhe më pas ai më nxori nga ekipi

Më: 26 prill 2020 Në ora: 21:59
Ciro Immobile

Sulmuesi italian, Ciro Immobile, në Instagram live, nuk ka hezituar të kritikojë trajnerin e tij te Sevilla në sezonin 2015-16.

“Ai më tha të qëndroja dhe pastaj ai më nxori jashtë ekipit, tha sulmuesi duke folur live në Instagram.

“Ndihesha keq, pata pak mundësi. Në janar mendova të largohesha, por Emery më kërkoi të qëndroja. Në fillim shënova dy gola, por më pas Emery më tërhoqi përsëri dhe mendova: “Ky nuk kupton asgjë. Le të themi se kur nuk ndiheni pjesë e grupit, gjithçka është e padobishme”.

“Doja të luaja te Lazio me çdo kusht. Menjëherë u ndjeva mirë, më pëlqyen ekipi dhe trajneri. Unë erdha pas Kloses por nuk bëra të njëjtin gabim si te Dortmund, ku kishte filluar Lewandowski. Lazio është i destinuar të qëndrojë në krye për vitet e ardhshme ” – përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat