Bayern shet mbi 100 mijë maska me ngjyrat e klubit

Futboll

Bayern shet mbi 100 mijë maska me ngjyrat e klubit

Më: 26 prill 2020 Në ora: 23:38
Bayern Munich

Bayern Munich ka shitur më shumë se 100 mijë maska në ngjyrat e klubit në vetëm 24 orë.

Klubi bavarez paralajmëroi blerësit që për shkak të një numri të madh porosish, produktet mund të marrin ca kohë para se të dorëzohen.

Të ardhurat do të shkojnë në një platformë dhurimi të krijuar nga lojtarët Joshua Kimmich dhe Leon Goretzka që mbështet institucionet që luftojnë COVID-19.

Maskat u bënë nga flamujt që klubi kishte planifikuar t’i shpërndajë për ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat.

Maska kushton 5.95 euro për fëmijë dhe 6.95 euro për të rritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat