Mauro Icardi vendos për skuadrën e tij të re

Futboll

Mauro Icardi vendos për skuadrën e tij të re

Më: 27 prill 2020 Në ora: 00:10
Mauro Icardi

E ardhmja e Mauro Icardit, ka vetëm një adresë, Juventusin. 

Icardi këtë sezon po e kalon si i huazuar te PSG, por skuadra franceze nuk ka gjasa për transferimin e tij të përhershëm.

Sulmuesi ka qenë i lidhur me Napolin dhe Sport Mediaset pretendon se ai është i prirë për një rikthim në Itali.

Sidoqoftë, gazeta italiane paralajmëron se Icardi dëshiron të bashkohet me Juventusin, të cilët janë të gatshëm të fillojnë bisedimet me Interin.

Inter prej kohësh i kanë rezistuar një shitje të rivalët e tyre, por kjo mund të ndryshojë nëse ‘Zonja e Vjetër’ do të propozonte Cuadradon dhe një shumë parash.

Anësori kolumbian është lojtar shumë i vlerësuar nga trajneri i Interit, Antonio Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat