Edon Zhegrova thyen heshtjen: Tregon se si koronavirusi i solli probleme për transferim te Baseli - Bota Sot
Edon Zhegrova thyen heshtjen: Tregon se si koronavirusi i solli probleme për transferim te Baseli

Futboll

Edon Zhegrova thyen heshtjen: Tregon se si koronavirusi i solli probleme për transferim te Baseli

Më: 27 prill 2020 Në ora: 07:48
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova ka konfirmuar se nga sezoni i ardhshëm do të rikthehet te Genku, por e lë të hapur mundësinë që të vazhdojë edhe te Baseli.

Sulmuesi nga Prishtina është i huazuar nga Genku te Baseli që nga viti i kaluar, por te skuadra belge do të kthehet pas përfundimit të sezonit 2019/20.

Baseli kishte afat që deri në fund të muajit mars të vendoste nëse e dëshirojnë blerjen e e Zhegrovës, por tani që jemi në prill, Baseli nuk e ka shfrytëzuar atë mundësi.

Këtë e ka konfirmuar edhe Edon Zhegrova, i cili tha gjithashtu se përhapja e koronavirusit ishte shkaktar që dështoi transferimi i tij i plotë te Baseli.

“Opsioni për transferimin tim për 3.5 milionë euro ka qenë deri më 31 mars. Për shkak të virusit klubi ka pësuar edhe krizë financiare. Por klubi ka menduar se për shkak të virusit edhe afati do shtyhet, por ashtu nuk ndodhi” – tha fillimisht sulmuesi në ‘Sports Show'.

“Unë kam kontaktuar me trajnerin dhe presidentin e klubit dhe të gjithë kanë dëshiruar që unë të mbetem këtu. Edhe Genku tash janë të lumtur që unë po rikthehem, por ende nuk i dihet. Genku tash po kërkon shumë më të madhe për shitjen time, shkaku i paraqitjeve të mija dhe klubeve të shumta që kanë shprehur interesim për mua. Ende nuk i dihet, s’mund të them që jam larguar nga Baseli dhe do rikthehem te Genku, gjithçka mbetet e hapur, kjo është situata” – ka deklaruar Zhegrova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat