Arsenal, skuadra e parë nga Premierliga që rikthehet në stërvitje – ja si shkoi seanca

Futboll

Arsenal, skuadra e parë nga Premierliga që rikthehet në stërvitje – ja si shkoi seanca

Më: 27 prill 2020 Në ora: 17:30
Arsenal

Arsenal është skuadra e parë që është rikthyer në fushat stërvitore.

Skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta sot është paraqitur në fushën stërvitore, për të zhvilluar seancën e parë stërvitore, pas suspendimit të sezonit nga Covid-19.

Lojtarët e Arsenal janë bërë të parët në Premierligë që bëjnë një gjë të tillë, ndonëse stërvitja ishte e veçantë.

Skuadra e nisi seancën stërvitore me disa vrapime të lehta, sigurisht, individuale, me distancë sociale të respektuar.

Lojtarët do të stërviten me rotacione, dhe do të shkojnë e vijnë në stërvitje të vetmuar.

Të gjithë ndërtesat tjera të Colney do të mbeten të mbyllura. Kujtojmë se një nga të prekurit me Covid-19 ishte edhe trajneri i Arsenal, Mikel Arteta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat