Edhe Franca drejt vazhdimit të kampionatit

Futboll

Edhe Franca drejt vazhdimit të kampionatit

Më: 28 prill 2020 Në ora: 13:22
Edhe Franca drejt vazhdimit të kampionatit

Është një dokument prej 25 faqesh, i redaktuar nga ekspertët e Ligës, Federatës dhe Shoqatës së Mjekëve. Përmban protokollin sanitar për rifillimin e futbollit ose të paktën të qendrave stërvitore, që mund të rihapen në 11 maj, datë e daljes nga izolimi në Francë.

Përditshmëria e lojtarëve dhe stafeve do të ndryshojë rrënjësisht në funksion të sigurisë shëndetësore, mes maskave, kontrolleve të temperaturës dhe vakteve të konsumuara vaçmas. PSG ndërkohë ka paralajmëruar lojtarët e klubit, që ndodhen jashtë vendit, për karantinën, që nga Neymar tek Ikardi.

Detajet i jep paraprakisht “L’Equipe”, që shpjegon se pas disa javësh qendrat stërvitore do të jenë të aksesueshme vetëm për ata që nuk do të kenë një temperaturë më të lartë se 37.8 gradë. Në brendësi të strukturave sportive mund të qarkullohet vetëm me maska, të detyrueshme gjatë qëndrimit, përveçse në momentet e ushtrimit fizik. Çdo pajisje do të dezinfektohet pas çdo përdorimi, si edhe materiali sanitar i mjekëve, që do të jenë gjithmonë me pajisjet mbrojtëse.

Ndryshon edhe jeta e grupit. Distanca mes lojtarëve do të jetë dy metra në momentet e pushimit dhe 4 metra gjatë stërvitjeve. Nuk ka më mensë, më mirë faktet e konsumuara veçmas. Ligue 1 shpreson kështu të rikthehet në fushë në 17 qershor, pas katër etapave që përfshijnë kontrollin mjekësor, rinisjen e stërvitjes individuale, në grupe të vogla dhe vetëm në javën e fundit me stërvitjet kolektive.

Çdo pasdite, kryeministri Edourad Philippe do të shpjegojë në detaje kushtet e rihapjes së vendit, një diskutim që pritet dhe nga bota e sportit dhe e futbollit në veçanti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat