Juve nuk e do titullin në tavolinë

Futboll

Juve nuk e do titullin në tavolinë

Më: 28 prill 2020 Në ora: 16:36
Juve nuk e do titullin në tavolinë

Klaudio Markizio është rikthyer të flasë për ish-skuadrën e tij me të cilën shpenzoi mbi 10 vite si futbollist profesionist, ku ndër të tjera theksoi se lojtarët e Juventusit nuk do ta pranojnë titullin në tavolinë, si dhe u ndal të fliste edhe për disa çështje të tjera të rëndësishme.

Ronaldo- Më vjen keq që nuk munda të luaj me të, sepse ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, shkruan panoramasport.

Pogba- E takova vitin e kaluar dhe i tërhoqa veshin. I thashë çfarë po bën te Mançester Junajtid? Duhet të qëndroje te Juventusi. Shpresoj të rikthehet, duke qenë se do t’i bënte mirë atij dhe Juventusit.

Titulli në tavolinë- Lojtarët do të jenë të parët që nuk do ta pranonin dhe asnjë sportist nuk duhet ta bëjë këtë. Mendoj se në rast të mos rifillimit të sezonit, skudetoja nuk duhet të jepet.

Lotito- Nuk dua të kem debate me Lotiton, por nuk është as në qiell e as në tokë, për sa i përket idesë për “Play-off” midis Lacios dhe Juventusit për të caktuar fituesin e sezonit. Nuk mendoj se kampionati është çështje vetëm për 2 skuadra.

Tërheqja- Ishte zgjedhja e duhur, sepse gjuri nuk më lejonte të vazhdoja. Ishte vendimi më i zgjuar.

Inter- Është një skuadër që ka munguar prej kohësh, pavarësisht sesi do të përfundojë në renditje në fund të sezonit. Mendoj se është fillimi i një bazë të fortë për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat