Klubet parashikojnë masa të rrepta për rikthimin

Futboll

Klubet parashikojnë masa të rrepta për rikthimin

Më: 28 prill 2020 Në ora: 17:46
Klubet parashikojnë masa të rrepta për rikthimin

Futbolli po shikon të gjitha mundësitë për t’u rikthyer përsëri sa më shpejt, pavarësisht vështirësive të shkaktuar nga përhapja e pandemisë.

Klubet dhe federata kanë planifikuar masa të ndryshme për të siguruar shëndetin e stafeve dhe lojtarëve të tyre kurdo që do të rikthehen në stërvitje.

Një ndër këto klube që kanë marrë masa është dhe Levante, ku luan mesfushori me origjinë shqiptare Enis Bardhi. Madje masat e saj shkojnë dhe më tej, teksa i ka mundësuar lojtarëve maska të veçanta për t’u përdorur vetëm për stërvitje në shtëpi.

Këtë e ka zbuluar sulmuesi i Levantes, Roxher Marti ka shpërndarë një foto në Instagram duke zbuluar maskën që i ka udhëzuar të vendosë në stërvitje skuadra e tij. “Maska ime është këshilluar nga stafi mjekësor i Levantes për të paraprirë një rikthim në stërvitje,” shkruan Marti.

Bëhet fjalë për një maskë e cila kushton 14-17 euro dhe mund të nxjerrë deri në 95% të gazeve, polenit, smogut, pluhurit, kimikateve, etj. Për më tepër, përbërja e saj prej rrjete të mundëson të marrësh frymë më lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat