Kjo do të jetë data kur ekipet e La Ligës zbresin në fushë

Futboll

Kjo do të jetë data kur ekipet e La Ligës zbresin në fushë

Më: 29 prill 2020 Në ora: 13:15
Kjo do të jetë data kur ekipet e La Ligës zbresin në fushë

Spanja ka përjetuar momente tmerri me koronavirus, por duket se lufta ka nisur të fitohet.

Kjo dëshmohet me faktin se ekipet e La Ligës do të nisin stërvitjen nga e hëna e 4 majit, sipas asaj që ka thënë kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

Ky i fundit ka dhënë se nga 4 maji, atletët profesionistë mund të nisin stërvitjen jashtë dhe në fusha, por në mënyrë individuale dhe jo ne grup. Nga 11 maji mund lejohen edhe stërvitjet në grupe, por vetëm në vendet ku do të jenë masat e rrepta për të përballuar Koronavirusin.

Sipas Sanchez hapja do të vijë në mënyrë graduale dhe situata do të vlerësohet nga Ministri i Spanjës, çdo dy javë, i cili më pas do të vendosë përfundimisht për rifillimin e stërvitjeve në grup dhe më pas për rifillimin e kampionatit.

Kujtojmë se Spanja është një nga vendet më të prekura nga Koronavirusi, ku janë regjistruar edhe shumë viktima, teksa për këtë arsye është pezulluar edhe futbolli, prej më shumë se një muaj e gjysmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat