Kwadwo Asamoah mund të mbyllë aventurën e tij te Inter në përfundim të këtij sezoni.
Ganezi ka luajtur shumë pak pas problemeve të shumta me dëmtimet dhe me ardhjen e Biragit apo Ashley Young, ai është një zgjedhje e tretë e trajnerit Conte.
Asamoah mund të transferohet në kampionatin turk, ku sipas mediave vendase është Fenerbahce që ka shprehur interes për shërbimet e tij.
31-vjecari u transferua te Inter në verën e vitit 2018 me parametra zero, ndërkohë që ka një kontratë deri në qershor 2021.