Ku po shkon Muriqi?

Futboll

Ku po shkon Muriqi?

Më: 29 prill 2020 Në ora: 14:03
Ku po shkon Muriqi?

Muriqi ka njoftuar krerët e Fenerbahçes së dëshiron ta vazhdojë karrierën në Angli

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi ka njoftuar krerët e Fenerbahçes se dëshiron ta vazhdojë karrierën në Angli, ku Tottenhami vazhdon të insistojë për transferimin e sulmuesit, shkruan “Fotomac”.

Raportohet se për Muriqin 26-vjeçar ka interesime edhe nga Italia, por gjatë takimit me presidentin e klubit Ali Koc, Muriqi ka thënë se preferon të transferohet në Premier League.

Fenerbahçe mund të jetë e detyruar të shesë lojtarë shkaku i krizës financiare që është krijuar nga koronavirusi.

Muriqi ka luajtur 28 ndeshje në të gjitha garat me Femerbahçen këtë stinor, duke shënuar 15 gola. Kontrata e tij me klubin nga Stambolli skadon në qershor të vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat