Kjo është bashkëshortja e sportistit të madh të Kosovës! Ky emër i madh, që dikur e bënte telashe një ish Jugosllavi 

Futboll

Kjo është bashkëshortja e sportistit të madh të Kosovës! Ky emër i madh, që dikur e bënte telashe një ish Jugosllavi 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 prill 2020 Në ora: 14:52
Kjo është bashkëshortja e sportistit të madh të Kosovës! Ky emër i madh, që dikur e bënte telashe një ish Jugosllavi 

Fotografi e mrekullueshme! Bashkëshortë të lumtur që nga dita kur u njohën e deri me sot që janë në moshën më të mirë!

Është emri i madh i sportit, Sahit Kelmendi, ish futbollist i mirënjohur, ka qenë tandem me kapitenin (tani i ndjerë) Fadil Vokrri në gjeneratën e artë të KF Prishtinës dhe shok i pandashëm i tij deri në ditën e vdekjes, me 9 qershor 2018.

Sahit Kelmendi në foto me bashkëshorten e tij dhe respekti i ndërsjellë është i pakufishëm. Kelmendi betohet në kokën e bashkëshortes së tij sepse gjithmonë e ka pasur përkrahjen e saj në çdo sfidë jetësore.

E dyta, Kelmendi përveç si futbollist, njihet edhe si trim, disa herë u rrah me serbë e maqedonë në fushën e lojës, e një rast që patjetër duhet përmendur është edhe pranvera e vitit 1988, kur midis Beogradit nokautoi shtatlartin serb Driziq, të Rad-it.

E treta, Kelmendi ka qenë edhe kapiten i KF Prishtinës në vitin 1988 në ligën e parë federative të ish Jugosllavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat