Hysaj mban një rekord të veçantë në Serie A

Futboll

Hysaj mban një rekord të veçantë në Serie A

Më: 29 prill 2020 Në ora: 17:31
Hysaj mban një rekord të veçantë në Serie A

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj mban një rekord të veçantë në Serinë A, duke qenë se është mbrojtësi me më shumë ndeshje në kampionat pa shënuar një gol të vetëm në karrierë.

Shkodrani ka luajtur vetëm me 2 skuadra në karrierë, Empolin dhe Napolin dhe numëron 183 paraqitje në total, ku nuk ka mundur asnjëherë të gjejë rrugën e rrjetës.

Në vendin e 2-të renditet mbrojtësi i Sampdorias, Nikola Murru, i cili ka luajtur 147 ndeshje dhe nuk ka shënuar, ndërsa vendin e 3-të e mban Davide Santon, me 132 ndeshje pa asnjë gol.

Gjithsesi, ky është një rekord jo fort i mirë për mbrojtësin kuqezi, i cili mezi pret të shënojë golin e tij të parë në karrierën me klubet e tij dhe të dalë nga kjo renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat