Lojtarët e La Ligas do të rikthehen në stërvitje të hënën

Futboll

Lojtarët e La Ligas do të rikthehen në stërvitje të hënën

Më: 30 prill 2020 Në ora: 00:56
Foto ilustrim

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka njoftuar AFE (Shoqata e Lojrtarëve Profesionist) dhe klubet nga dy divizionet kryesore me protokollin që do të ndiqet për kthimin në futboll nga e hëna më 4 maj .

Marrëveshja është arritur nga Tebas, Luis Rubiales (kryetar i federatës) dhe Irene Lozano (e dërguar e shtetit për sport), ndërsa marrëveshja e njohur si “Pakti Viana” u përcoll në Ministrinë e Shëndetësisë.

Tebas së pari u takua edhe me David Aganzo, presidenti i AFE, duke i kërkuar që të respektonte udhëzimet që qeveria spanjolle ka dhënë për rikthimin në aktivitet, diçka që La Liga shprehet se do të respektojë.

Irene Lozano, presidente e CSD, deklaroi të mërkurën se “sporti do të kthehet” dhe se “ai do të jetë në faza dhe duke respektuar të gjitha masat që ka siguruar Ministria e Shëndetësisë”.

Sekretarja e Shtetit për Sport tashmë ka deklaruar se “është thelbësore që aktiviteti i futbollit të kthehet”, ndërsa kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, foli me të njëjtin fokus: “Unë mezi po pres të luaj përsëri, duke u futur në terrenin e Bernabéut përsëri dhe duke veshur fanellën e Real Madridit”.

CSD ka thirrur të gjitha palët (RFEF, La Liga dhe AFE) që nesër të rishikojnë fazat dhe të vazhdohet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat