Shpërthen mesfushori i huazuar

Futboll

Shpërthen mesfushori i huazuar

Më: 30 prill 2020 Në ora: 13:08
Shpërthen mesfushori i huazuar

I intervistuar nga e përditshmja gjermane “Bild”, Valentino Lazaro, mesfushori i Interit i huazuar te Njukasëll, ka shpjeguar idenë e tij lidhur me shkurtimin e pagave të futbollistëve.

“Klubi na kërkoi të prisnim 30% të pagës, pa kushte, dhe vetëm pas dy ditësh na kishin vënë litarin në fyt. Është si të na kishin drejtuar një pistoletë.

Për mendimin tim nuk është kjo mënyra korrekte për të përballur çështjen: këtu të gjithë duam të ndihmojmë, por ndoshta duke ua dhënë paratë tona drejtpërdrejt atyre që kanë nevojë, nga aktivitetet në spitale apo në shoqata. Dhe duhet të jetë klubi që ngarkon përgjegjësinë e nëpunësve në vështirësi.

Si ne të Njukasëllit po ashtu edhe klube të tjera kemi shkurtuar një pjesë të pagës, pa harruar taksat që paguajmë çdo vit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat