Ideja e Ajet Shoshollit

Futboll

Ideja e Ajet Shoshollit

Më: 30 prill 2020 Në ora: 13:16
Ideja e Ajet Shoshollit

Trajneri i mirënjohur, Ajet Shosholli, ka komentuar situatën aktuale ku pandemia koronavirus ka pezulluar futbollin vendor.

Përmes një letre, ai ka shkruar: “Pandemia shkaktoi qregullim ne qdo pore te jetes ne tere boten, pra edhe ne lemin e sportit, gjegjesisht te futbollit.

Ne paralajmrimin e IKSHP-se per lehtesimin e masave te parandalimit te corona-virusit, sporti gjegjesisht futbolli parashihet qe aktivitetin e tij ta filloi ne fazen e tret apo me 15 Qershor e qe do te jet shume vonë per ta plotesuar kriterin e UEFA-se per mbarimin e kampionatit deri me 20 Korik.

Mendoi qe IKSHP-ja se bashku me ministrin e sportit dhe FFK-ne duhet ta rishqyrtoi kete vendim -propozim dhe sportin gjegjesisht futbollin ta lejoi qe te filloi aktivitetin apo stervitjet e eikpeve gjate muajit Maj.

Si mundet qe kampionati, me gjitheate te perfundoi ne kohen e parapare nga UEFA? Shume shtete kane filluar qe ekipet e tyre ti lijejon me fillimin e proqesit stervitor si p.sh. Spanja, Gjermania, Kroacia stervitjet kan filluar me kritere per mprojtje nga corona-virusi.

Pra edhe ne mundemi qe kampionatin ta perfundojm me kohe, nese stervitjet i fillojm se paku prej dates 7-10 Maj e qe pregaditjet stervitore te zgjasin deri me 31 Maj, deri sa kampionati te filloj me 1 Qershore .

Per ti plotesuar kriteret e IKSHP-se stervitjet kishin me u mbajte ne grupe me nga 5 lojtar duke e mbajtur distancen sociale. Pra ekipet i kishin formuar 5-6 grupe me nga 5 lojtar, e qe gjithe kohen,  grupet do te sterviteshin me te njejtit lojtar.

Natyrisht qe per shtabet teknike, kjo kerkon kohe me te madhe per pune por qe eshte menyra per plotesimin e kritereve te IKSHP-se  .

Keshtu qe ekipet kishin me i pas ne dispozicion per pregaditje 20-23 dite qe eshte nji kohe deri dikun optimale per pregaditjen e ekipeve para fillimit te kampionatit.

Te rikurtoj se ne baze te eksperiences me ekipet e Trepces  dhe Prishtines kur kemi bere gara ne ish ligen e pare te ish-Jugosllavis ( ku kane garuar 18 ekipe dhe kemi pas gjithesej 34  ndeshje gjate nje kampionati ), kampionati ka mbaruar gjithemone ne fund te Qershorit, derisa pregaditjet per kampionatin e ri  kemi filluar zakonisht 12 apo 15 Korik e qe kemi pas do te thot ne dispozicion 20 e disa dite per pregaditje, sepse zakonisht kampionati i ri ka filluar ne javen e pare te Gushtit.

Pra trajneret nuk duhen te brengosen nese do ti kene ne dispozicion per pregaditje 20 e disa dite para fillimit te kampionatit.

Pra nese ishim pregaditur me kete kohe, atehere kampionati i yne do te mund te fillonte me 1 Qershor.

Qe do te thote qe do ti kishim ne dispozicion 50 dite per zhvillimin e 11 gjirove, normalishte me nje orar me te ngjeshur se zakonisht, do te munde ta perfundonim kampionatin deri me 20 Korik.

Keshtu qe me perfundimin e kampionatit ne kete kohe ne kete date, ekipet tona do ta gezonin te drejten te marrine pjese ne gara nderkombetare dhe te kene perfitimet materiale qe ju takon nga UEFA. E qe eshte edhe qellimi kryesor i te gjitha ligave evropiane”, shkroi Shosholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat