Gati

Futboll

Gati

Më: 30 prill 2020 Në ora: 13:38
Harry Kane

Sulmuesi i Tottenhamit Harry Kane është riaftësuar plotësisht nga lëndimi i rëndë muskulor në kofshën e këmbës, njofton trajneri i tij Jose Mourinho.

Sulmuesit anglez iu desh të operohej më 1 janar për ta shëruar lëndimin dhe tani është plotësisht i riaftësuar bashkë me shokët e skuadrës Moussa Sissoko dhe Steven Bergwijn.

“Të jesh i lënduar është një gjë, të jesh gati për të luajtur futboll është tjetër gjë”, tha Mourinho për Sky Sports.

“Ata i kaluan shumë, shumë javë të lënduar dhe kur ishin buzë shërimit të lëndimeve, stërvitjet u ndalen”, shtoi ai.

Premierliga është e pezulluar që prej 13 marsit për shkak të pandemisë koronavirus, por ka shpresë se ajo do të rifillojë më 8 qershor, por për të ndodhur kjo kërkohet që stërvitjet të rifillojnë më 18 maj.

Tottenhami i ka disa fusha të kufizuara që ia mundëson skuadrës së parë t’i përdorë për seanca individuale stërvitore, por Mourinho nuk është i sigurt nëse Kane dhe dy mesfushorët Sissoko dhe Bergwijn janë të gatshëm për stërvitje.

“Nuk e di, as ata s’e dinë, duhet të presim për lejen zyrtare dhe të drejtë që lojtarët të stërvitin në grup”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat