De Ligt: Deri në moshën 15 vjeç kam qenë mesfushor-ofensiv

Futboll

De Ligt: Deri në moshën 15 vjeç kam qenë mesfushor-ofensiv

Më: 30 prill 2020 Në ora: 14:56
De Ligt: Deri në moshën 15 vjeç kam qenë mesfushor-ofensiv

Fillimi i tij te Juventusi rezultoi të ishte më i ndërlikuar sesa pritej. Pastaj, Matthijs De Ligt e mori situatën në dorë, duke treguar një personalitet të pazakontë për një lojtar kaq të ri në moshë.

Qendërmbrojtësi holandez foli për “Champions Journal”, duke zbuluar detaje të fillimit të karrierës së tij.

“Deri në moshën 15 vjeç kam qenë mesfushor-ofensiv. Kam luajtur shumë ndeshje në atë rol, kam shënuar disa gola, kam dhënë asistime. Pastaj, papritmas më kanë thënë se për karrierën time do të ishte më mirë të spostohesha mbrapa, si qendërmbrojtës”.

Roli i ri nuk e bindi atë, por De Ligt më vonë do të bëhej një nga më të fuqishmit në skenën botërore: “Në fillim u mendova, nuk më pëlqente të luaja mbrojtës, por tani po kuptoj se mënyra si u rrita, si mesfushor, po më ndihmon. Jam vërtet i lumtur me zhvillimin e karrierës sime”.

Si te Juventusi, ashtu edhe te Hollanda, ai ka privilegjin të luajë përkrah kampionëve të mëdhenj: “Është fantastike të luash me Van Dijk, një nga lojtarët më të mirë në botë. Mendoj se jemi një duet i mirë në qendër të mbrojtjes. E njëjta gjë te Juventusi, me Bonucci dhe Chiellini. Ata janë lojtarë me përvojë të madh, përpiqem të mësoj sa më shumë prej tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat