“Luftë” mjekësh në UEFA dhe FIFA

Futboll

“Luftë” mjekësh në UEFA dhe FIFA

Më: 30 prill 2020 Në ora: 15:37
“Luftë” mjekësh në UEFA dhe FIFA

Shtetet e ndryshme të Evropës po vendosin sipas situatës në vendet e tyre në lidhje me rinisjen apo jo të futbollit për të mbyllur sezonet e ndërprerë për shkak të pandemisë Covid-19.

Zgjidhjet janë të ndryshme, por UEFA vazhdon të këmbëngulë në idenë e saj se “është e mundur” që kampionatet të përfundojnë.

Sigurisht, duke respektuar protokollët sanitarë që secila Federatë do të realizojë në bazë të legjislacionit në vend. Konfirmimi vjen nga presidenti i Komisionit Mjekësor të UEFA-s, Tim Meyer.

“Në këtë diskutim shëndeti publik është parësor. Federatat po hartojnë protokollët shëndetësorë sipas ligjeve në vendet e tyre. Nëse ato respektohen është sigurisht e mundur të planifikohet rinisja e kompeticioneve”, ka thënë Meyer, teksa deklarata e tij është në kundërshtim të plotë të asaj që kishte shprehur një ditë më parë presidenti i Komitetit Mjekësor të FIFA-s.

Këshilli i FIFA-s dhe i pari i mjekësisë i kësaj organizate, Michel D’Hooghe ka insistuar se futbolli nuk duhet të rifillojë deri në shtator për shkak të pandemisë koronavirus.

“Bota nuk është e gatshme për futbollin konkurrues”, tha D’Hooghe për Sky Sports.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat